Diplomacia e Kosovës, Murtezaj: Serbia, faktor destruktiv i të gjitha marrëveshjeve. Vuçiç, autokrat i spikatur

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, u prit të enjten nga liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në takime ndaras të enjten në Prishtinë.

Për profesorin e Diplomacisë, Valon Murtezaj, theksoi se marrëdhënia me Amerikën është disi e lëkundur kjo për faktin se të gjitha sjelljet lidhen me procesin e dialogut Serbi- Kosovës që asistohen nga Bashkimi Evropian, por gjithsesi kjo me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara

“Kohët e fundit ajo çfarë është e dukshme është një lloj ngrirjeje e dinamikës së marrëveshjeve, sidomos me zbatimin e tyre, të arritura më herët apo qoftë me marrëveshjet e arritura kohët e fundit.

Ne nuk duhet të kemi hezitimin apo drojën që të themi se faktori destruktiv në të gjithë këtë situatë është në radhë të parë Qeveria e Serbisë, e cila udhëhiqet nga një President si Vuçiç që është një nga autokratët e spikatur në Kontinentin Evropian, për lidhjen e tij me Rusinë, apo me qasjen jo konstruktive në raport me konfliktin në Ukrainë.

Pra faktori kryesor pengues është Serbia për të mos implementuar ato çfarë janë arritur dhe në anën tjetër lkjo krijon situatë të re, ku Kosovës për të krijuar mundësi i duhet që të lëvizë njëanshëm me zbatimin e marrëveshjeve.

Gjë të cilën Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë, edhe pse dukshëm gjithmonë është anatemuar Qeveria e Kosovës, ndërsa Serbia nuk bën asnjë hap konstruktiv”, theksoi profesori i Diplomacisë, Valon Murtezaj, në intervistën e tij dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”.

NDIQNI INTERVISTËN ME VALON MURTEZAJN, PROFESOR DIPLOMACIE