Ukraina i shkakton humbjen e parë Gjeorgjisë, situata në grupin e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2024, 08:40
Shqipëria pësoi një humbje të rëndë 2-0 në Pragë përballë Çekisë, dhe i vetmi lajm pozitiv për kuqezinjtë nga mbrëmja e djeshme mund të konsiderohet humbja ndoshta e papritur e Gjeorgjisë 1-0 përballë Ukrainës.
Pas përfundimit të raundit të tretë të ndeshjeve në grup, kryesojnë Gjeorgjia dhe Çekia me nga 6 pikë, më pas vijnë Shqipëria dhe Ukraina me nga 3 pikë.
Nëse kuqezinjtë marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës me Gjeorgjinë, si dhe shfrytëzojnë faktorin fushë ndaj Çekisë dhe Ukrainës në “Air Albania”, me shumë mundësi do të përfundonin në vendin e parë në grup, gjithsesi ky një skenar tepër i vështirë veçanërisht duke pasur parasysh rënien drastike në lojë të Kombëtares në dy takimet e fundit.


