VIDEO/ Një ndeshje për t'u harruar në Pragë, Çekia nuk i fal asgjë Shqipërisë
Një ndeshje për t'u harruar në Pragë, teksa Shqipëria ndodhet në disavantazh të dyfishtë përballë Çekisë.
Kombëtarja shqiptare luajti në transfertë ndaj Çekisë, në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve përballë një kundërshtari te vështirë dhe fizik. Vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh duke tundur rrjetën që në minutën e 3-të të takimit.
Shqipëria është përballur tre herë me Çekinë, ku kuqezinjtë kanë marrë një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit të kaluar dhe një fitore për çekët në miqësore.
GOLI I PARE
Pas fraksionit të parë të dobët nga ana e kuqezinjve, skuadra e Silvinjos pati rastin e artë për të barazuar sfidën në minutën e 52-të.
Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me Asanin i cili hyn në zonë, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.

Në minutën e 63-të sërish Chory shënon me kokë, duke dyfishuar shifrat.
LIVE: ÇEKI-SHQIPËRI 2-0
1’ Starton dueli në “Epet Arena”, të pranishëm janë mbi 1 mijë shqiptarë
3’ GOL – Çekia e nis në mënyrën më të mirë duke gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës. Chory realizon me një kthesë të bukur brenda zonës.
⚽️GOAL | Czechia 1-0 Albania | Chory
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 11, 2024
Chory opens scoring!pic.twitter.com/6GASs9O2hr
21’- Asani dhuron pasim fantastik Dakun në zonën e Çekisë, por ulmuesi kuqezi nuk finalizon si duhet dhe humbet topin.
24’- Rasti i parë i rrezikshëm për Shqipërinë. Nedim Bajrami provon me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por topi shkon fare pak jashtë kuadratit.
???????? | Nedim Bajrami comes close to equalizing after a curling effort goes wide. pic.twitter.com/GEz0ngsdJx
— RidvanLoyal (@RidvanLoyal) October 11, 2024
36′ – Qazim Laçi shfaqet i pambuluar në hyrje të zonës. Mesfushori pason për Asllanin, por ky i fundit nuk arriti të vihej në kontakt me topin.
63’ GOL – Çekia shënon sërish me Chory, i cili shfrytëzon më së miri një pasim nga krahu duke mposhtur portierin Strakosha me një goditje me kokë.
CHORY SCORES A BRACE TODAY WHAT A PERFORMANCE FROM HIM
— Libor ????????️⚽️ (@l_torinsky) October 11, 2024
CZECHIA 2-0 ALBANIA
pic.twitter.com/I0JnkRtOCm
FORMACIONET
ÇEKI: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc
SHQIPËRI: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Daku.
