VIDEO/ E nisim keq pjesën e parë, Çekia shënon pas vetëm dy minutash lojë ndaj Shqipërisë

Vetëm dy minuta lojë kanë mjaftuar që Çekia të gjejë golin e parë ndaj Shqipërisë, në “EPET Arena”, duke i dhënë një goditje të madhe “Kuqezinjve” tanë.

Pasi mer një pasim të shkurtër në zonë nga Cerny, “fantazisti” i Slavia Prague, Tomas Chory kthehet bukur në zonën tonë dhe me një gjuajtje perfekte dërgon topin pas shpatullave të portierit, Thomas Strakosha. Rezultati shkon në 1 me 0.