VIDEO/ Argjentina ndalet nga Venezuela, Brazili rikthehet te fitorja

Në Amerikën latine vijojnë kualifikueset e Botërorit ku Argjentina ka befasuar sërish jo për mirë.

‘Albiçelestët’ barazuan 1-1 kundër Venezuelës në transfertë edhe pse realizuan që në minutën e 13 me Otamendin.

Te fitoret u rikthye Brazili, që po kalon një nga momentet më të vështirë të historisë.

‘Seleçao’ ia doli 1-2 me përmbysje kundër Kilit falë golave të Da Cruz në pjesën e parë dhe Luis Enrikes në limitet e lojës.

Kjo fitore e ngjiti Brazilin në vendin e 4 me 13 pikë, 1 më pak se Ekuadori dhe Bolivia që mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë.