Nations League/ Franca fiton me “poker” me Izraelin dhe i afrohet Italisë. Befason Greqia duke mundur Anglinë në Wembley...
Dita e 3-të e Nations League e vendos Francën në një pozicion të shkëlqyer, e cila tani e shikon veten vetëm një pikë pas Italisë.
Ajo ka mposhtur Izraelin me një “poker” golash: Gandelman (24’) barazon golin e Camavingas (7’), por Blutë fitojnë 4-1 pas golave të Nkunku (28'), Guendouzi (87') dhe Barcola (89').
Në Grupin B, situata e Anglisë është krejtësisht e ndryshme: Pavlidis (dopiedë) fikson rezultatin 2-1 për Greqinë në minutën e 94-të, ndërkohë që kishte shënuar në minutën e 49-të.
Madje po ky lojtar shënoi edhe një gol (83’), por që u anullua nga VAR. Pas këtij episodi Bellingham (87’) barazoi 1-1 përkohësisht. Një nokaut i keq për trajnerin provizor Carsleyn.
Norvegjia fitoi 3-0 ndaj Sllovenisë, ku Haaland shënon një dopietë (7’ dhe 62’), hapësirë ku kishshte shënuar edhe Sorloth (52’). Fitore të lehtë me ‘poker’ arriti edhe Austria ndaj Kazakistanit, ndërkohë që Finlanda u mund 1-2 në shtëpi nga Irlanda.
