Kapiteni çek vlerëson kuqezinjtë: Janë shumë të fortë dhe luftues

Tomash Suçek ka folur në prag të ndeshjes Çeki-Shqipëri, që do të luhet nesër në orën 20:45.

Kapiteni çek ka vlerësuar Kombëtaren shqiptare, teksa ky takim luhet për Ligën e Kombeve.

Suçek u ndal te cilësitë individuale po ashtu dhe në shpirtin që Shqipëria tregon në fushën e lojës.

“Janë skuadër shumë e fortë në kundërsulme dhe janë të mirë në situatat një kundër një, kjo gjë dihet.

Kanë shënuar gola shumë të bukur në 2-3 vitet e fundit, po ashtu kanë kualitet kur godasin nga distanca.

Është një skuadër shumë luftuese, ne të gjithë e kemi parë”, u shpreh Suçek.