EMRAT/ Zbulohet garazhi i përshtatur për prodhim dhe shitje droge, arrestohen 3 persona në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2024, 14:09
Zbulohet garazhi i përshtatur për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Lezhë. Në pranga kanë rënë tre 24 vjeçarë, njëri prej të cilëve pronari i garazhit.
U arrestuan: Rigers Marku, Reneo Përgjini, Erisolo Marku.
Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit, u gjetën 70 doza kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet.
Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”.
