Hapja e xhamisë së Namazgjasë, Demetja: KMSH u përfaqësua nga Myftiu i Tiranës

Drejtori i kulturës në KMSH, Dorjan Demetja në një intervistë në Ora News u shpreh se në hapjen e xhamisë së Namazgjasë, KMSH u përfaqësua nga Myftiu i Tiranës.

Demetja: Kjo xhami është më e madhja në Ballkanin Perëndimor.

Sepse në Ballkan përfshihet edhe pjesa Evropiane e Turqisë dhe aty janë xhamitë më të mëdha.

KMSH nuk ësëhtë se ka ngelur jashtë kësaj ceremonie sepse është përfaqësuar nga anëtari i rëndësishëm i kryesisë së Komitetit Mysliman të Shqipërisë i cili është Myftiu i Tiranës.

Duke qenë se ai është edhe kryetar bordi kryetar i fondacionit xhamia e Namazgjasë, menduam që ai ta përfaqësonte për të mos e lënë në hije edhe rolin e tij të rëndësishëm që ka në këtë drejtim.

Pra Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u përfaqësua nga Myftiu i Tiranës.