DENONCIMI/ Big Market shet produkte të prishura. Shitësja: 'O bo bo ça ere’

‘Po na helmojnë me ushqimet që  shesin’. Ky është denononcimi  i mbërritur në Tv Ora News në lidhje me  ‘Big Market’.

Një qytetare  ka ngritur alarmin në lidhje me djathin  e ambalzhuar që ka  blerë te ky supermarket.

Edhe pse djathi ishte brenda aftatit të përdorimit kur e ka hapur ajo ka mbetur e skandalizuar nga era e rendë dhe  ngjyra kafe e djathit.

Bashke  me kuponin e blerjes qytetarja  është drejtuar  te ‘Big Market’ për të kthyer produktin e prishur, ndërkohe që shitësja befasohet kur sheh se çfarë djathi ka tregëtuar.

Biseda:

Qytetarja: Shikoje pak këtë djathin. E kemi blerë tek ju, ja edhe fatura.

Shitësja: Mban si erë? Mban erë të keqe?

Qytetarja: Të asfikson nga era. Mund ta hapësh. Ça ere.

Shitësja: O bo bo

Qytetarja: A mund të konsumohet ajo?

Shitësja: A ishte I skaduar?

Qytetarja: Jo nuk ishte I skaduar. Ose ju nuk e mbani në temperaturën e duhur, ose është problemi I firmës. Fëmija im e konsumoi atë, e kupton?

Shitësja: Është hera e dytë kjo, ia kam kthyer të gjitha një radhë menaxherit.

Tv Ora News vuri në dijeni me këtë situatë edhe ‘Big Market’ me anë të një e-mail dhe njëkohësisht kërkoi informacion në lidhje me temperaturën e ruajtjes së produkteve të bulmetit.

Ky subjekt nuk i ktheu asnjë përgjigje kërkesës tonë dhe shqetësimit të qytatares.

Ne kemi insistuar për të marrë një përgjigje duke  komunikuar  edhe me  numrin  e  kontaktit që ky subjekt ka te  ekstrakti i QKB, por edhe kësaj herë  përgjigjia e  vetme e ‘Big Market’ ka qënë mospërgjigjia.

Asnjë përgjegjësi nuk mban supermarketi për produktet  e prishura që tregëton , ndërkohe  firma prodhuese e djathit  në përgjigjen e dhënë për Tv Ora News ka sqaruar se Kompania shpërndarëse e transferon përgjegjesinë kur bën dorëzimin e  produktit, sepse presupozohet që produkti është marrë në dorëzim në kushte optimale.

Njëkohësisht na është bërë me dije se në rastet kur produkti nuk ruhet  sipas kushteve të përcaktuara në etiketë edhe brenda 24 orëve, data e skadencës bëhet e pavlefshme.

Në emër të sigurisë konsumatore i bëjmë thirrje AKU të kryej inspektime  në rrjetin e Big Market për të  verifikuar  nësë prokuktet e bulmetit ruhen  ose jo në tepmeraturat e duhura.