Gjysmëfinalja e “Miss Globe 2024”, bukuroshet nga e gjithë bota “pushtojnë” Beratin!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 15:44
Miss Globe 2024 vazhdon rrugëtimin.
Vajzat nga e gjithë bota po shijojnë bukuritë e Shqipërisë, teksa presin 15 tetorin, mbrëmjen finale të kurorëzimit. Më e bukura do të kurorëzohet në Tiranë.
Teksa presim finalen e madhe, bukuroshet janë stacionuar në Berat, aty ku sonte mbahet gjysmëfinalja. Ka emocione, ka ndjesi, ka magji që kurorëzohet.
