FENOMENI I BULLIZMIT/ Dajana Shabani apel prindërve: Mësoni fëmijët që nuk bullizohet tjetri

Në Shqipëri fenomeni i bullizmit, si një nga format e dhunës, është mjaft i përhapur. Sidomos nëpër shkolla tek fëmijët, por edhe më gjerë.

Duke marrë shkas nga ky fenomen Dajana Shabani e trajtoi mbrëmjen e djeshme si temë në 'D-Night'. Ku sqaroi arsyet nga mori shkas për të diskutuar rreth kësaj temë.

“Fëmijë të ndryshëm me spektrin autik, janë shpërndarë nëpër shkolla të ndryshme. Më vjen mirë, pse jo të kalojnë një fëmijëri normale me fëmijët e tjerë.

Ata fëmijë janë shumë të dashur dhe shumë të mirë. Një nga vajza ime e ka në klasë. Po më tregonte një ditë sesi fëmijët, nuk i mëson njeri në shtëpi se aty te klasa, mund të kesh një njeri ndryshe dhe mos e gjyko.

Kjo është shumë e rëndësishme për ta bërë dhe në shtëpitë tuaja. E kuptoj që prindërit janë shumë të stresuar se o do prindërosh o do bësh para. Por është mirë që aty te shtëpia ti tregoni që nuk bullizohet tjetri.

E nisa nga kjo për ta zgjeruar temën edhe më gjerë. Gjuha e urrejtjes nëpër rrjete sociale është skandaloze. Unë e kuptoj që jeni trima vetëm me adresa fallco. Gjuha e urrejtjes është në ekstremitet të lartë.

Çfarë ndodh, unë mund të urrej një person ndoshta dhe pa shkak se kështu jam zgjuar një mëngjes. Dhe nuk përtoj fare hap 6-7 adresa dhe shkruaj kudo e shoh atë person.

Nëse një person është i realizuar, në një post kyç do shpërthej një urrejtje e madhe.

A thua se për varfërinë tënde ka faj ai person. Më tepër se gjithçka ngjani shumë burracak, ngjani shumë frikacakë/frikacake. Kush është trim ça mendon për ty ta thotë në sy nuk fshihet pas tastierës.

Sidomos për fëmijët mësojini nëpër shtëpia që nuk bullizohet tjetri.”

NDIQNI TË PLOTË EMISIONIN “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”