Djali që impresionoi studion/ Dajana: Paska akoma shpresë në këtë vend
Një djalë i cili ndali makinën për tu intervistuar nga Kledisi për temën e mbrëmjes, duket se ka suprizuar jo pak.
Duke impresionuar dhe Dajanën e cila nuk nguroi ti jepte dhe komplimenta djalit për inteligjencën.
Pjesë nga intervista:

Djali: Tema për sot është bullizimi, një temë që ka rëndësi në vendin tonë.
Që do të thotë duhet të jenë më të shpesht psikologët, njerëzit që meren me mental healthy, sepse ne të gjithë bullizohemi.
Por nuk ja kemi kuptimin fiks se për çfarë bullizohemi. Por këshilla më e mirë që jap për vajzat më shumë sesa për çunat, se ato e kanë natyrën më të brishtë. Ti vendosin vetes kanale, të jenë sa më serioze, mos ti afrohen të gjithëve. Se duke u treguar sa me sinqertë ti meresh për dobësi.
Mund të fusin nën këmbë dhe mund të bullizojnë.
Dajana: Shumë e vërtetë.
Kledisi: Po ti qenke psikolog
Djali: Unë jam psikolog, kam mbaruar për inxhinieri, ndërkoh shkruaj dhe poezi dhe kam bërë një trajnim për femrat.
Kledisi: Trajnim për femrat, çfarë është kjo?
Djali: Quhet female education për të njohur femrën nga ana fizike, psikologjike, hormonale dhe menstruacionale. Që do të thotë femra ska nevojë të pyetet por të kuptohet. Një mashkull që pyet femrën automatikisht nuk quhet mashkull.
Femra është si një puzzle, që ti poshtë si bazë të jesh e formuar në atë kuptim që ti të biesh direkt brenda. Nëse nuk përputhesh automatikisht ti nuk je e asaj.
Kledisi: O Dajana ky më këputi mua, imagjino me pas ndonjë femër duke kaluar, hyri direkt në makinë.
Dajana: Më lejo të them vetëm një fjali, që nuk para e them sidomos për njerëzit që si njoh. Paska ende shpresë në këtë vend, komplimentet e mia.
Djali: Ndërsa fjalia që do them unë, dashtë Zoti të ketë dhe 10 mijë femra fotokopje si ty që të marin më shumë pozitivitet.
NDIQNI TË PLOTË EMISIONIN “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”


