KUJDES SHËNDETIN MENDOR/ Gjimnazistët në Pogradec marshojnë në shenjë sensibilizimi
Gjimnazistët në Pogradec kanë marshuar për të sensibilizuar në kujdesin e personave që kanë probleme me shëndetin mendor. Rritja e numrave për shkak të bullizmit, internetit apo të ardhurave të ulëta sipas tyre janë kambana që duhet të vënë në lëvizje institucionet
Pas fëmijëve të cilët marshuan në rrugët e qytetit për të sensibilizuar në tetorin rozë, radhën e kishin të rinjtë pogradecarë.
me pankarta në duar dhe me zërat e tyre, gjimnazistët tërhoqën vëmendjen për rritjen e numrit të personave që vuajnë nga shëndeti mendor.
Shprehen se duhet më shumë angazhim për t'i ndihmuar dhe kuruar.
Ekonomia, bullizimi, por edhe faktorë që sipas specialistëve po sjellin më shumë të prekur
Interneti po ashtu shkakton probleme tek të rinjtë.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor të rinjtë e shkollave në Pogradec zgjodhën marshimin si një formë ndërgjegjësimi për të gjithë ata të rinj që e vuajnë këtë problem.

