Nga kush rrezikohen gardistët? Qeveria vendos që mund të mbajnë armë për përdorim personal jashtë orarit të shërbimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 14:06
Përcaktohen kushtet që duhet të plotësojnë policët e burgjeve, në mënyrë që të mbajnë armën për përdorim personal, jashtë orarit të shërbimit.
Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, thuhet se arma mund të mbahet jashtë orarit, nëse ndaj policit të burgjeve nuk ka nisur ndjekje penale.
Gjithashtu, në banesë, polici nuk duhet të ketë të instaluar kasetë të posaçme për ruajtjen e armës.