Dy muaj të përjashtuar, Bardhi: Antikushtetuese, Rama mund të na vejë përballë ushtrinë apo policinë por...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes u shpreh se aksioni i tyre opozitar në Parlament do të vazhdojë.
Në një komunikim me gazetarët, Bardhi deklaroi se përjashtimi i deputetëve demokratë është antikushtetuese.
Ai tha se nesër do të jenë të pranishëm në Parlament edhe pse është i vetëdijshëm që nuk do të lejohen të futen.
“Na kanë shpallur luftë – tha ai- dhe ne do ti përgjigjemi”.
“Është një akt antikushtetues të cilit kemi vendosur të mos i nënshtrohemi. Kemi vendosur që të gjithë nesër të jemi në seancë plenare.
Grupi Parlamentar i PD do paraqitet nesër në seancë, Rama mund ta në verë përballë ushtrinë apo policinë, por një kuvend kandidat për në BE që pengon deputetët me forca sigurie shfaq në sytë e cdo qytetari shqiptar tiparet e shtetit që po ndërton Rama”, tha Bardhi.
