Bastet nuk i japin shans Shqipërisë, zbuloni si kuotohen kuqezinjtë përballë Çekisë

Shqipëria luan të premten në transfertë përballë Çekisë, ndeshja e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve.

Bastet kanë thënë fjalën e tyre, ndërsa nuk favorizojnë aspak kuqezinjtë.

Fitorja e Shqipërisë kuotohet 5.00, një koeficient që tregon për më pak mundësi për të fituar.

Në anën tjetër fitorja e Çekisë ka koeficient 1.70 duke e vendosur favorite të ndjeshme ndërsa kuota e barazimit është 3.6.

Aktualisht Shqipëria fitoren dhe pikët e vetme i mori nga fitorja në transfertën kundër Ukrainës, ndërsa pësuam disfatë në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.

Bastet nuk i japin shans Shqipërisë, zbuloni si kuotohen