E bindi për të firmosur me Barcelonën, Lewandowski: Jam i bindur në aftësitë e Szczesnyt

Barcelona afroi Wojciech Szczesny në skuadër në formë emergjence, pas dëmtimit të Ter Stegen.

Një nga arsyet se përse portieri zgjodhi të rikthehej në futboll pas pensionimit ishte bashkëkombasi i tij, Lewandowski, i cili e bindi për firmën.

Lewandowski, u shpreh i bindur se Szczesny do të bëjë mirë.

“Para se të largohej nga Juventusi dhe të pensionohej, ai më tha se do të vazhdonte të luante vetëm nëse Barcelona e thërriste atë.

Gjatë kësaj periudhe në të cilën pushoi, ai gjeti freski, e do t’i mjaftojnë vetëm dy javë stërvitje që të rikthehet në formë. Është i qetë. Jam i sigurt se ai do të japë një kontribut të madh për ekipin” – sulmuesi i katalansve.