Procesi i Brdo Brijunit në Malin e Zi, Camaj: Kur bashkohen shqiptarët vetëm punë të mira bëhen. Po diskutohet ngritja e një Drejtori të posaçme për trojet shqiptare

Nënkryetari shqiptar i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, deklaroi në një intervistë për “Ora News” se kur bashkohen shqiptarët vetëm punë të mira bëhen.

Duke iu referuar asaj që po ndodh në Tivat të Malit të Zi ku po mbahet takimi i krerëve të vendet të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brijunit, Camaj theksoi se politika  shqiptare në Malin e i ka vënë disa standarde të reja si ndaj malazezëve ashtu edhe ndaj serbëve, në mënyrë që ato të mos varen nga raportet e tyre shekullore dhe të pazgjidhura.

“Në këtë kuptim pavarësisht kundërshtive të vogla, shqiptarët bashkohen sa i përket angazhimeve për emancipimin tonë.

Ne akoma e shikojmë Shqipërinë si vend amë, ndërsa Kosova ka qenë si shpëtim për ne shqiptarët këtu.

Pati një ide e veçantë që të krijohet një Drejtori e veçantë që të merret me trojet shqiptare, dhe të quhet si Drejtori e Diasporës, por ne këtu asesi nuk jemi diasporë, jemi autoktonë.

Pra bëhet fjalë për një Drejtori të trojeve shqiptare jashtë Shqipërisë. Në këtë drejtim ne duam që të pranohet kjo edhe pse kemi pasur kontakte të mëparshme dhe me ministrin aktual të Jashtëm.

Pra këto janë tema që janë në bisedime e sipër, por janë çështje që na presin nbë të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

INTERVISTA E PLOTË ME NËNKRYETARIN E KUVENDIT TË MALIT TË ZI, NIKOLLË CAMAJ