Mallra serbe dhe kontrabandë, Isufi: Kalonin dhe armë në mënyrë ilegale...

Qeveria e Kosovës dje mori vendim për ndryshimin e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media bëri të ditur se kjo vlen vetëm për pikën kufitare në Merdar.

I ftuar ditën e sotme, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", në studion e "Ora News", ishte gazetari Venhar Isufi, për të folur për mallrat serbe dhe kontrabandë.

"Ky ndryshim i fundit nga qeveria e Republikës së Kosovës ka ardhur pas një presioni nga SHBA, BE, por edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti, që këtë masë, parandalimin e mallrave të Serbisë ta ndryshojnë. Kjo erdhi pas disa vitesh sepse ne e dimë që tani e dy vite qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për vendosjen e pengesave për mallrat ndaj Serbisë, si masë reciprociteti ndaj Serbisë sepse Serbia më herët kishte ndaluar që mallrat e Kosovës të hynin në Serbi. Kjo erdhi edhe për shkak të masave të sigurisë pasi përmes mauneve që vinin nga Serbia hynin edhe armë ilegale", tha gazetari.