Me VIDEO/ Ramush Haradinaj largon me forcë nga salla trashëgimtaren e familjes Deralla: Ky është turp i madh
Kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj duket se është përfshirë në një skandal pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku ai shfaqet duke larguar me forcë nga salla ku po mbahej një ceremoni në përikujtim të UÇK-së trashëgimtaren e familjes Deralla.
Në videon në fjalë, edhe pse nuk ka një shpjegim të kohës së saktë kur ka ndodhur ky incident, dëgjohet që gruaja e thërret Haradinajn me termin “Kryeministër”, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për ngjarje të pak viteve më parë.
Biseda pa mikrofon në video
Ramush Haradinaj: Me gjithë respektin për ju vazhdon ceremonia me detyra të tjera.
Gruaja: Mos më kap kështu. Si mund të kapësh mu...
Ramush Haradinaj: Vazhdon ceremonia në bazë të programit.
Gruaja: Po e prishi, sepse nuk mund të vijë kryeministri këtu... ky është turp i madh.
@toke.ilirodardane #kosova???????? #albania #fypシ゚ #fyppppppppppppppppppppppp #fyp #fypシ゚viral????video #shkupi???????? #vetevendosje #kosovo???????? #fypage #albania???????? #shkupi???????????????????????? #tetova ♬ original sound - toke.ilirodardane

