Ndryshime në listat e Kombëtares dhe U-21, trajneri Sylvinho fton Feta Fetain...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 15:45
Lista e Kombëtares pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e U-21, Feta Fetai.
Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Ndryshime ka edhe në listën e ekipit U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola, si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.
Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.
