Mbylli sezonin përpara kohe, Modric në mbështetje të Carvajal: Do të rikthehesh më i fortë, të presim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 20:19
Luka Modric, mesfushori i Real Madridit, përmes Instagramit, ka dashur t’i dërgojë një mesazh mbështetjeje Dani Carvajal, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe mbylli përpara kohe sezonin futbollistik.
“Të njoh dhe e di që do të kthehesh më i fortë. Ne jemi këtu për gjithçka të duhet. Të presim mik”, ka shkruar kroati.
Vlen të theksojmë se raporti mes Modric dhe Carvajal është mjaft i mirë, me të fy futbollistët që janë pjesë e klubit te Los Blancos prej vitesh.
View this post on Instagram

