Lajme të mira për Realin, rikthehet në stërvitje “xholi” i Ancelottit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 11:49
Më në fund ka lajme të mira për trajnerin Carlo Ancelotti. Real Madrid ka publikuar së fundmi listën e lojtarëve që kanë qenë dje në stërvitje, ku në mesin e tyre është edhe Brahim Diaz, i cili u dëmtua gjatë fitores 2-0 ndaj Real Sociedadit, më 14 shtator.
Ish-mesfushori i Milanit pësoi një dëmtim në auktorin e këmbës së djathtë, teksa fillimisht u fol për një rikthim të mundshëm të tij në nëntor.
Sipas AS, spanjolli i ka djegur etapat e rikuperimit dhe me shumë mundësi do të jetë gati për dy tre javë. Diaz është një element i rëndësishëm për Ancelottin, i cili shpesh herë e përdor si xhol. /R.Lika/
