"Kampionat mediokër", avokati Agim Muço: Ritmi dhe loja janë dobët, nuk të kënaqin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 22:21
Në “Ora Sport” në Ora News, avokati Agim Muço tha se ka një mungesë trajnerësh me eksperiencë për të drejtuar ekipet dhe se loja është mediokër.
Muço: Ka një mungesë trajnerësh me eksperiencë për të drejtuar ekipet. Ndërkohë që Ilir Daja është ndër trajnerët më të mirë që kemi dhe mund të na japë një surprizë. Niveli i ekipeve që janë afër nuk tregon luftën sportive, mendoj se është një lojë mediokre dhe që nuk të kënaq kurrë.