"Çfarë vlere ka futbolli?" Presidenti i Flamurtarit, Idrizi: Nuk na lejojnë të filmojmë ndeshjet tona

Në “Ora Sport” presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi tha se RTSH nuk e transmeton ndeshjen e ekipit të tij dhe se Federata e Futbollit nuk lejon që të filmojë

Idrizi: RTSH nuk e transmeton ndeshjen e ekipit tim. Federata nuk na lejon që të filmojmë. Futbolli shqiptar është zhvilluar, por si mund t’i kërkoj llogari ekipit kur nuk kam pamje dhe filmimi. Çfarë vlerë ka futbolli kur nuk kemi pamje! Ne mund ta filmojmë vetë dhe tua japim atyre.