Sherr për një parakalim në Shkozë, një i plagosur, kapet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2024, 10:48
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri që dyshohet për motive të dobëta në Shkozë.
Sipas burimeve, shkak për sherrin është bërë një parakalim i gabuar.
Personi i plagosur është qëlluar me mjet prerës.
Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore.
