FOTO/ Ky është 42 vjeçari që goditi me shishe qelqi 65 vjeçarin që vdiq në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 21:54
Ky është 42 vjeçari Admir Ferik Beqiri, i cili dyshohet se ka goditur me shishe qelqi 65 vjeçarin Gëzim Bizioni në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së 65 vjeçarit pas një sherri që dyshohet të kenë patur. Sipas informacioneve, autori ishte mik me 65 vjeçarin dhe prej një viti jetonte në shtëpinë e tij.
65 vjeçari dyshohet se i kishte kërkuar që të dilte nga shtëpia, gjë që ka sjellë edhe debatin mes tyre.
