Nis viti akademik/ Xhelaj: Shanse kanë edhe nxënësit me mesatare të ulët për tu regjistruar

Drejtori i Rrjetit Akademik shqiptar, Arjan Xhelaj në një intervistë në Ora News u shpreh se shanse kanë edhe nxënësit me mesatare të ulët për tu regjistruar

Xhelaj: Është viti i parë pas disa vitesh ku kemi pasur lëvizje të ulëta, dmth lëvizje që në një përqindje të caktuar kishim ulje që po fillon trendi rritës.

Dmth krahasur me vitin e kaluar kemi më shumë studentë të regjistuar brenda dy raundeve.

Janë rreth dy mijë maturantë që akoma nuk janë regjistruar.

Në raundin e dytë kemi dy faza më pak edhe për shkak që fillon viti i ri akademik për ti futur studentët në grupimin e parë që janë 20 mijë studentë.

Pastaj vijohet me fazën e lirë, ku maturantët që gjatë këtyre fazave të regjistrimit nuk arritën dot të regjistrohen për shkak të lëvizjes së vijës kuqe atëherë vijohet me regjistrimin e atyre maturantëve të cilët janë në pritje.

Asnjë maturant të mos ketë iluzione që nëse është faze lirë dhe ai me një mesatare të ulët mund të hyjë në programe.