VIDEO/ Muja realizon një super-gol në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 19:58
Arbnor Muja, sulmuesi shqiptar i Samsunspor, ishte protagonist me gol në fitoren e skuadrës së tij 1-3 ndaj Adana Demirspor, takim ky i vlefshëm për Superligën e Turqisë.
Për Mujën, ky ishte goli i dytë sezonal, në 8 ndeshjet e para të kampionatit. Gjatë karrierës së tij, lojtari është impenjuar për Trepçën, Dritën dhe së fundmi Antwerp.
Ai, numëron 5 ndeshje me Shqipërinë. 25-vjeçari nuk është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares, për ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

