VIDEO/ Në Rusi "flitet" shqip, Mirlind Daku shënon dhe protagonist me Rubin Kazanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 20:19
Mirlind Daku, sulmuesi i kombëtares ka realizuar gol në Rusi. Në ndeshjen e kampionatit të fituar nga Rubin Kazan 2-0 ndaj Akhmat Grozny, Daku ka shënuar në minutën e 90-të.
26-vjeçari numëron 5 gola të shënuardhe 2 assiste në 10 ndeshje të luajtura në këtë sezon. Në edicionin e parë, Daku “tundi rrjetën” 10 herë.Futbollisti kuqezi është grumbulluar nga trajneri Sylvinho, për ndeshjet e Nations League, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Shijojeni golin e Dakut në Video
