BROJA KTHEHET NË STËRVITJE/ Sulmuesi shqiptar, në fushën e blertë në 23 nëntor kundër Brenford

Armando Broja pritet të kthehet në fushën e blertë në 23 nëntor. Mësohet se përballja kundër Brenford do të jetë ndeshja e parë e tij që në momentin e huazimit te Everton.

Këtë javë sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë i është rikthyer stërvitjes me ekipi me të cilin nënshkroi marrëveshjen në momentet e fundit të merkatos së verës.

Megjithatë bëhet me dije se ai po vijon me stërvitje të lehta pas rehabilitimit në tendinë.

Rikthimi i tij në ekip konsiderohet si një aset i ccmuar në betejën për të qëndruar në premier lig.

Nëse Everton e arrin objektivin do të ketë të drejtën e blerjes përfundimtare të lojtarit duke i kaluar Chelseat 30 milionë euro.

Ndërkaq skuadra e tij duket se ka rinisur të marrë veten

Barazimi me Leicester City u pasua me fitoren e parë të sezonit për Toffees, me një dopietë mahnitëse të Dëight McNeil duke arritur rezultatin 2-1 ndaj Crystal Palace.

Tashmë Jarrad Branthwaite u rikthye në ekip por vijimi mbetet në dyshim nga nëj tjetër dëmtim që do të vlerësohet nga mjekët.

Edhe mbrojtësi i krahut Vitaly Mykolenko gjithashtu ka pësuar një lëndim pak para përballjes me Newcastle, ndërsa në pikëpyetje mbetet edhe Seamus Coleman.