E BUJSHME! Pogba sheh dritën në fund të tunelit, skualifikimi i reduktohet në 18 muaj: Mbaroi makthi…
Pas dëmtimit të rëndë në gju të Gleison Bremer, i cili e mbylli këtu sezonin, vjen një lajm i mirë për Juventusin. Skualifikimi 4-vjeçar i Paul Pogba për përdorim dopingu, në fakt u reduktua në 18 muaj, pasi futbollisti francez iu drejtua CAS-it në Lozanë. Kjo është raportuar nga “Sport Mail”, e cila shton se ish-lojtari i Manchester United është gati të kthehet në fushë më 11 mars 2025.
I pezulluar nga ANT më 11 shtator 2023, ai u dënua me 4 vite pezullim nga futbolli më 1 mars 2024. Është e vështirë në këtë moment të bësh ndonjë parashikim se kur mund të rikthehet në fushë për ndeshjen e parë zyrtare, por sigurisht që duhet të presë për t’u stërvitur nën urdhrat e Thiago Motta. Kjo është e ndaluar për të skualifikuarit për doping.
Mesfushori i lindur më 1993 do të shtojë përvojën e vet të madhe në shërbim të ekipit bardhezi. Në fakt, “palmaresi” i tij përfshin një Kupë Bote dhe një Ligë Kombesh me Francën, një “Europa League” dhe dy “Carabao Cup” të fituara me Manchester United.
Po kështu, Pogba ka fituar 4 tituj të Serie A, 2 Kupa Italie dhe 3 Superkupa Italiane, me Juventusin. Francezi krenohet me 190 paraqitje dhe 34 gola me bardhezinjtë, ndërsa me “Djajtë e Kuq” grumbulloi 233 ndeshje, duke shënuar 39 gola.

Nuk ka vonuar dhe Pogba ka thyer heshjten, pas këtij lajmi vërtet shumë të mirë, që eviton mbylljen e karrierës: "Më në fund makthi mbaroi. Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, mezi pres ditën kur të mund të ndjek përsëri ëndrrat e mia.
Gjithmonë kam thënë se nuk kam shkelur kurrë me vetëdije rregullat e dopingut kur mora një suplement ushqimor, të përshkruar nga një mjek, i cili nuk ndikon apo përmirëson performancën e sportistëve.
Megjithëse duhet të pranoj se ky është një krim me përgjegjësi të rënda, dua të shpreh falënderimet e mia për gjyqtarin sportiv që dëgjoi shpjegimet e mia. Kjo ka qenë një kohë jashtëzakonisht shqetësuese në jetën time, pasi gjithçka për të cilën kam punuar aq shumë është lënë në pritje për t’u kthyer në fushë”.


