Liga e Kombeve/ Kosova publikon listën e futbollistëve, rikthehen në Kombëtare 3 lojtarët e përjashtuar

Kosova ka publikuar listën për 2 ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. 

Ajo që bie në sy është rikthimi në ekip i 3 lojtarëve të perjashtuar, Arjanet Muric, Edon Zhegova dhe Florent Muslija.

Postimi i Federatës së Kosovës:

Futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Franco Foda janë gati për ndeshjen e tetorit.
Të dashur fansa.

Sot, si familje e bashkuar, ndjejmë nevojën të bëjmë një publikim të rëndësishëm ku kërkojmë falje nga tre lojtarët për mosrespektimin e rregullave të Kombëtares së Kosovës.

Kjo pasqyron angazhimin tonë të përbashkët ndaj rregullave dhe vlerave që na udhëheqin.

Së bashku, me përgjegjësi dhe përkushtim, drejt sukseseve!

Dy ndeshjet e ardhshme të sezonit kualifikues në kuadër të Ligës së Kombeve, dardanët do t'i luajnë në tetor
Këto janë përzgjedhjet e Fodës për ndeshjet:
12 tetor 2024
"Darius dhe Gireno", Kaunas
16:00 (koha lokale e Lituanisë), 15:00 (koha lokale e Kosovës)
15 tetor, 2024
"Fadil Vokrri", Pristina
20:45
Kosova është pjesë e Grupit e Ligës C, ku aktualisht ndodhet në pozitën e 2-të me 3 pikë të grumbulluara.

Liga e Kombeve/ Kosova publikon listën e futbollistëve, rikthehen