Ukaj: Kauza e Veriut të Kosovës mund të përdoret nga partia në pushtet për zgjedhjet e 2025-ës

Analisti, Fidan Ukaj në një intervistë në Ora News u shpreh se kauza e Veriut të Kosovës mund të përdoret nga partia në pushtet.

Ukaj: Jo vetëm kjo kompani por edhe akterë të tjerë të cilët janë të lidhur me grupin terrorist sigurisht që do të provojnë të mbijetojnë në Kosovë.

Edhe kompania ka provu për të bërë një rinovim të një objekti megjithatë institucionet e Kosovës më saktësisht komuna ku ka kryer aktivitetin e ka ndaluar këtë aktivitet.

Po ashtu edhe elementë kriminal, jo shumë larg nga sot ka ndodhur një shpërthim në një pompë atje dhe sigurisht që janë njerëz që janë të lidhur me botën e krimit dhe me grupin terrorist të Radioçiçit i cili endet akoma në Serbi i lirë.

Veriu i Kosovës mendoj se është arma kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e kryeministrit Kurti dhe po ashtu do të jetë një kauzë kryesore e Kurtit në zgjedhjet e 2025.