Kosovë/ Shala: PSD vendos të dielën për bojkot ose jo të zgjedhjeve
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 4 Tetor 2024, 18:12
Anëtar i kryesisë së PSD-së, Azdren Shala në një intervistë në Ora News u shpreh se PSD do vendosë të dielën për bojkot ose jo të zgjedhjeve në Kosovë.
Shala: Unë personalisht jam pro për me marrë pjesë në zgjedhje edhe pse me shumë dilema sepse janë shumë faktorë të brendshëm ku një prej tyre janë financat.
Për mua janë shumë të rëndësishme financat.
Ju e dini se këto fushata elektorale kushtojnë, edhe krejt ato pare që i çojmë në fushatë edhe në fund nuk e kalojmë pragun, atëherë PSD i vështirësohet ekzistenca pas këtyrë zgjedhjeve.
Unë jam pro në parim por deri të dielën ka mundësi e ndrroj votën sepse duhet me mendu edhe më gjatë punën e financave.
Për mendimin definitv të dielën ju njoftojmë dhe me dhënë shpjegimë më të detajuara.
