Një granatë si mesazh për ish-kryekomunarin serb, Isufi: Shkak, fotografia me Izmir Zeqirin. Po sulmohet kushdo që bashkëpunon me Kosovën
Një shpërthim që kaloi pa dëme në njerëz tronditi komunën e Zubin Potokut në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Ishte kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili tha se ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është pronë e ish-kryetarit të kësaj komune, Stevan Vulloviç.
Për të kuptuar më shumë se çfarë fshihet pas këtij shpërthimi, në një intervistë në studion e lajmeve në "Ora News" gazetari nga Kosova Venhar Isufi solli dhe detajet nga hetimet që po zhvillohen atje për ngjarjen në fjalë.
“Përveç shpërthimit i është vënë flaka edhe objekteve të materialeve të ndërtimit që ishin aty në vendngjarje.
Nga hetimi është konstatuar se shpërthimi ka ardhur nga një garanatë dore.
Së fundmi janë shpeshtuar veprime të tilla nga grupe që ende dirigjohen nga Beogradi dhe marrin urdhëresa të tilla të cilat kryesisht po bëhen ndaj personave të cilët e kanë pranuar realitetin e Republikës së Kosovës.
Por që dyshimet bazohen se kjo ka ndodhur sepse , Stevan Vulloviç ka bërë një fotografi me kryetarin shqiptar të komunës së Zubin Potokut Izmir Zeqiri dhe menjëherë ka ardhur dhe ky sulm ndaj objektit të tij i cili ishte ende në ndërtim”, bëri me dije gazetari Venhar Isufi.
ÇFARË THA POLICIA?
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se shkaku i shpërthimit që ndodhi rreth mesnatës nuk dihet ende dhe policia nuk ka të dhëna as për motivet e autorët e mundshëm të tij.
SITUATA NË VERI TË KOSOVËS
Zubin Potoku është një nga katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, që aktualisht udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.
INTERVISTA E PLOTE ME GAZETARIN VENHAR ISUFI


