400 MIJË EURO/ Apeli jep vendimin përfundimtar për Alda Klosin dhe Rozeta e Havier Dobin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 15:58
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ndaj Shefes së Kabinetit të ish-Ministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi dhe Rozeta e Havier Dobin nën e bir që u kapën duke vjedhur 400 mijë eurot e “vjedhura” nga Alda Klosi
Kështu, ndaj Alda Klosit mbetet në fuqi dënimi me 2 vite e 6 muaj burgim, të cilit do t’i aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar.
Pastruesja Rozeta Dobi dënohet me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 4.8 vite burg.
Djali i pastrueses, Havier Dobi dënohet me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i konvertohet në 3.4 vite burg.

