Nëna përfshiu partnerin në testament, mjeku në Angli thur planin djallëzor për të vrarë njerkun, u maskua si infermier dhe i injektoi një vaksinë

Rasti i një mjeku të njohur, i cili akuzohet se kishte planifikuar të vriste partnerin e nënës së tij duke përdorur një vaksinë të rreme për koronavirusin, ka shkaktuar bujë në Britani. Çështja është në gjykatat britanike ndërsa çështja e 53-vjeçarit Thomas Kwan ka marrë shumë vëmendje. Në lidhje me ngjarjen besohet se Kwan pretendoi të ishte një infermier dhe u përpoq të helmonte 71-vjeçarin Patrick O'Hara në shtëpinë e nënës së tij në qendër të Newcastle, më 22 janar.

Kwan i ka mohuar akuzar për tentativën për vrasje dhe akuzën tjetër për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore me dashje, por pranoi akuzën e administrimit të një substance toksike. Megjithatë, prokuroria pretendon se qëllimi i tij ishte të vriste të moshuarin. Gjykata dëgjoi se marrëdhënia e nënës së Kwan me O'Hara, e cila zgjati më shumë se dy dekada, kishte shkaktuar tension mes mjekut dhe nënës së tij, veçanërisht kur ajo vendosi të përfshinte partnerin e saj në testamentin e saj, duke e lejuar atë të banonte në shtëpinë e saj.

Në vitin 2022, policia u thirr në shtëpinë e saj kur Kwan hyri i paftuar, duke shkaktuar telashe të mëtejshme. Një vit më vonë, sipas prokurorisë, Kwan i dërgoi O'Hara-s një letër të falsifikuar të nënshkruar nga një infermiere joekzistente e komunitetit të quajtur Raj Patel, duke ofruar një vizitë në shtëpi për vaksinim

Mjeku udhëtoi fshehurazi në shtëpinë e nënës së tij, i maskuar me pallto, kapele, doreza kirurgjikale, maskë mjekësore dhe syze të errëta, sipas provave të paraqitura në gjykatë. Gjatë vizitës ai kaloi 45 minuta në shtëpi duke pretenduar se do të bënte analiza mjekësore. Kur nëna e tij që nuk dyshonte i kërkoi atij të merrte presionin e gjakut, ai pranoi.

Më pas ai i ofroi O'Hara-s një vaksinë "përforcuese" për COVID, edhe pse ai vetë e kishte marrë vaksinën aktuale vetëm tre muaj më parë. Menjëherë pas injektimit, O'Hara raportoi "dhimbje të forta", por infermieri e siguroi atë, duke thënë se ishte normale dhe u largua. Nëna e tij vuri re se "infermieri" ishte në të njëjtën gjatësi me djalin e saj, gjë që e bëri O'Hara të dyshonte se diçka nuk shkonte.

O'Hara kontaktoi mjekun e tij dhe mësoi se letra ishte e rreme. Kur ai vizitoi spitalin, mjekët fillimisht supozuan se dhimbja dhe plagët në krahun e tij ishin shkaktuar nga një injeksion "i gabuar" për COVID. Megjithatë, kur dora e tij filloi të fryhej dhe të merrte ngjyrë të zezë të nesërmen, mjekët zbuluan se ai vuante nga peritoniti nekrotizues, një sëmundje e rrallë dhe kërcënuese për jetën që shkatërron indet. O'Hara kaloi javë të tëra në kujdes intensiv, ndërsa mjekëve iu desh të hiqnin shumë nga indet e prekura. Këan, megjithatë, këmbëngul se ai nuk kishte ndërmend të shkaktonte asgjë më shumë se "dhimbje ose shqetësim të lehtë".