BE padit Hungarinë për shkelje të të drejtave themelore

Komisioni Evropian ka paditur Hungarinë për një shkelje të dyshuar të të drejtave themelore të Bashkimit Evropian.

“Vendimi vjen pasi Budapesti nuk arriti të largonte shqetësimet për një ligj relativisht të ri hungarez që synonte të kufizonte fondet e huaja për fushatat politike”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Vendimi është hapi i fundit i ndërmarrë nga BE-ja – pas një një sërë kritikash për Hungarinë, ku qeveria nacionaliste e kryeministrit Viktor Orban është kritikuar shpesh nga komisioni për politikat e saj kufizuese.

Komisioni dyshon se ligji cenon lirinë e shprehjes, prezumimin e pafajësisë dhe disa parime të tregut të brendshëm të BE-së. Projektligji parashikon një ndalim ekzistues për financimin e huaj për partitë politike tek shoqatat dhe organizatat e tjera. Shkeljet dënohen me burgim deri në tre vjet

Nëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) mbështet komisionin, Hungaria mund të përballet sërish me një gjobë të rëndë. Ligjvënësi gjerman i BE-së, Daniel Freund përshëndeti vendimin e komisionit, të cilin ai e quajti “hapin e duhur dhe të vonuar”.

ECJ-ja vendosi një gjobë prej 200 milionë euro në qershor për një shkelje të ligjit të BE-së për azilin. Duke qenë se Budapesti ka humbur afatin për të paguar gjobën, komisioni vendosi të zbresë shumën nga fondet e BE-së të Hungarisë.

Komisioni, i ngarkuar me propozimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së, aktualisht po kryen më shumë se 70 hetime në Hungari për shkelje të dyshuara të ligjit të BE-së.