Tensionet në Lindjen e Mesme/ Linja të shumta ajrore botërore pezullojnë fluturimet

Shqetësimet për shpërthimin e mundshëm të një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme kanë bërë që linjat ajrore ndërkombëtare të pezullojnë fluturimet në rajon ose të shmangin kalimin përmes hapësirës ajrore në zonë.

Kompania ajrore “Emirates” nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka anuluar fluturimet drejt Irakut, Iranit dhe Jordanisë deri më 8 tetor.

Kompania javën e kaluar anuloi fluturimet midis Dubait dhe Bejrutit deri të paktën më 8 tetor.
Etihad Airways me bazë në Abu Dhabi tha se po devijonte një numër fluturimesh nga 2 tetori në përgjigje të kufizimeve të hapësirës ajrore në pjesë të Lindjes së Mesme.

Më 30 shtator, kompania ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe “FlyDubai” anuloi fluturimet Dubai-Bejrut deri më 7 tetor. Ajo gjithashtu anuloi fluturimet për në Jordani, Irak, Izrael dhe Iran në 2 dhe 3 në tetor për shkak të mbylljes së përkohshme të hapësirave të shumta ajrore.

Iran Air ka anuluar të gjitha fluturimet për në Bejrut deri në një njoftim tjetër.
Transportuesi kombëtar irakian “Iraqi Airways” ka pezulluar fluturimet për dhe nga Bejruti deri në njoftimin e mëtejshëm, njoftoi Ministria irakiane e Transportit më 27 shtator.

Linja ajrore greke “Aegean Airlines” ka anuluar fluturimet për dhe nga Bejruti deri më 31 tetor dhe për dhe nga Tel Aviv deri më 6 tetor, shkruan Reuters.

Kompania ajrore algjeriane “Air Algeria” ka pezulluar fluturimet për dhe nga Libani deri në një njoftim të dytë.
Kompania letoneze “Air Baltik” ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Aviv deri më 31 tetor.

Kompania ajrore spanjolle “Air Europa” ka planifikuar fluturime drejt Tel Avivit deri më 7 tetor.
Më 30 shtator, “Air France” pezulloi fluturimet Paris-Tel Aviv dhe Paris-Bejrut deri më 8 tetor.
Kompania ajrore turke “Pegasus” ka anuluar fluturimet për në Bejrut deri më 7 tetor.

Linja ajrore më e madhe evropiane me kosto të ulët “Ryaner” ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Aviv deri më 26 tetor.
Linja ajrore e Katarit “Qatar Airways” ka pezulluar përkohësisht fluturimet për dhe nga Bejruti deri në një njoftim të dytë.
Kompania ajrore gjermane “Sunder” anuloi fluturimet Berlin-Bejrut dhe Bremen-Bejrut deri më 31 tetor.

Kompania ajrore amerikane “United Airlines” me seli në Çikago ka pezulluar fluturimet drejt Tel Avivit deri në një njoftim të dytë për arsye sigurie.

Kompania ajrore hungareze “Wiz Air” gjithashtu ka pezulluar përkohësisht fluturimet drejt dhe nga Izraeli që nga 3 tetori.