Studenti më i mirë në botë, Hoxha: Suksesi jo vetëm i imi, por i gjithë vendit
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 17:52
Stomatologu nga Kosova, Getoar Hoxha, i cili është shpallur studenti më i mirë në botë për vitin 2024 nga GIDE në SHBA në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk është vetëm sukes i tij por i gjithë vendit.
Hoxha: Ende jam duke procesuar atë që ka ndodhur para disa ditëve.
Të fitosh në një konkurencë aq të fortë është edhe një emocion i fortë.
Mirëpo se si çdo sakrificë, edhe kjo përfundoi dhe shyqyr që përfundoi në këtë mënyrë dhe tashmë po i shoh frytet e këtij rrugëtimi.
Kërkohet shkallë e lartë e kalueshmërisë në provime, sepse duhet të kalosh mbi 85% të provimit në mënyrë që të cilësohesh si rezultat pozitiv.
Besoj se nuk është vetëm sukses i imi personal por i gjithë vendit.
