Djegia e karrigeve para Kuvendit, Bala: Gjest komunikativ i opozitës për të gjeneruar angazhim publik

Gazetari, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se protesta e opozitës duke djegur karriget para parlamentit është një gjest komunikativ i opozitës për të gjeneruar angazhim publik.

Bala: Është një gjest komunikativ i opozitës për të gjeneruar angazhim publik, për të rritur temperaturën politike, për të prodhuar motivim politik.

Forma të protestës edhe në situata mjaftueshëm komplekse apo të tensionuara ne kemi pasur mjaftueshëm edhe më herët.

Në një farë mënyre koncepti i protestës paqësore ka bashkëjetuar me veprimin politik shqiptar siç ka bashkëjetuar edhe veprimi jo paqësor.

Dhe në një farë mënyre se cili ka qenë më efektiv i takon politikës ta vlerësojë, por në gjykimin tim përgjigja ekziston tashmë e shkruar.

Prej disa vitesh Rama përfaqëson stabilokracinë si sistem në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse ai mbështetet.