Champions/ Skuadra e Laçit vijon formën e mirë, Sparta e Pragës barazon ndaj Stuttgartit, Bresti shkatërron Salzburgun

Skuadra e Qazim Laçit, Sparta e Pragës, merr një tjetër rezultat befasues në Champions League.

Pas triumfit bindës ndaj Salzburgut në ndeshjen e parë, ekipi i kryeqytetit çek, ku përveç mesfushorit të përfaqësueses së Shqipërisë aktivizohet edhe lojtari dardan, Albion Rrahmani, mori një pikë me shumë vlerë në fushën e Sttutgartit.

Edhe pse u gjend në disavantazh që në minutën e shtatë, falë golit të Millot, Sparta e Pragës ia doli të barazonte në minutën e 32-të me Kairinen.

Gjatë pjesës së dytë, me gjithë përpjekjen e skuadrës vendëse, rezultati mbeti i pandryshuar.

Sparta e Pragës, me këtë sukses shkon në kuotën e katër pikëve në dy ndeshje.

Tjetër humbje e rëndë për skuadrën austriake të Salzburgut, e cila pësoi plot katër gola (4-0) nga ekipi francez i Brestit.

Spikati me dygolësh Sima, ndërkohë që shënuan edhe Camara e Pereira Lage.