VIDEO/ I pandalshmi Ronaldo, i jep fitoren ekipit të tij në Champions
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 22:12
Al Nasër ka mposhtur me rezultatin 2 me 1 Al Rajan në kuadër të Champions.
Golin e dytë për Al Nasër, që pati dhe vlerë fitoren, e shënoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo.
Portugezi tregon sërish se nuk di të ndalet.
Kujtojmë ndërkohë se ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në Champions.
Pjesa e parë u mbyll me avantazh për Al Nasër, pasi tundi rrjetën Sadio Mane.
Në 45 minutat e dyta dyfishoi shifrat Ronaldo, teksa goli i miqve ngushtoi shifrat dhe pati vlerë vetëm për statistikë.
GOLI:
https://streamin.one/v/cee0ca5d
