VIDEO/ Muçi titullar, Beshiktash rikthehet mes pretendentëve për titull në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 22:06
Beshiktash ka fituar 0-3 në transfertën e Kajserispor ku Muçi dhe Rashica luajtën si titullarë.
3 pikë që vlejnë për ta dërguar në vendin e tretë, teksa vetëm 3 të tjera e ndajnë nga kryesuesit e Gallatasarait.
Beshiktash ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur, kështu mund të thuhet se pas javës së 7-të është pretendent për titullin kampion.
Lajm i mirë është rikthimi i Muçit si titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të.
Rashica dhe pse u aktivizua si mbrojtës në krah, asistoi një gol në minutën e 90-të.
Beshiktash e ka nisur mjaft mirë këtë sezon me trajnerin Van Bronkhorst në krye./PANORAMASPORT
VIDEO:
https://streamin.one/v/8cf985d4
