Kufizim për pagesat me para në dorë/ Spaho: Skeptik për efektin në goditjen e informalitetit

Së shpejti qeveria pritet të përcaktojë shumën maksimale për pagesat me para në dorë.

Kufizimi është pjesë e masave për të luftuar informalitetin, por ekspertët e shohin si sfidë dhe me mos besim

Qeveria parashikon vendosjen e një kufiri për pagesat kesh nga qytetarët. Propozimi jepet në strategjinë afatmesme për të ardhurat, ku nënvizohet domosdoshmëria për të ulur informalitetin. Për mateo spahon zbatimi në 3 vite do të mbetet sfida e qeverisë

“Është normale që të kemi dëshira dhe masa të tilla, por duhet parë pastaj konkretisht se cilat do jenë ato masat konkrete që qeveriua do duhet të aplikojë në një rang 3 vjeçar, në rast se natyrisht do të ketë vullnetin për ta realizuar ktë gjë.”

Eksperti Spaho shprehet skeptik sa i perket goditjes se informalitetit.

“Informaliteti në ktë rast do të përqëndrojë tek ata që kanë mundësi tëlartë ekonomike dhe këshilltarë të mirë. Pra do arrijnë të bëjnë infromalitet vetë ata që kanë shumë shumë shumë para, jo ata të vegjlit.”

Ne draftin e hedhur per konsultim publik parashikohet edhe nje ulje per pagesat ne kesh te bizneseve qe aktualisht eshte 150 mije leke. Spaho thekson se kjo mase eshte ne favor te bankave pasi ato perfitojne nga taksimi

“Do të ishte një masë në favor të bankave. Sepse bankat gjithsesi, pak pak, por 1, 2, 3 përqind të asaj shume e mbajnë. Xhiro e parasë mundet që të ngadalësohet, por edhe që paraja në vetëvete të shkojë gjithnjë e më shumë në duar të bankave.”

Pervec kesaj Spaho shton se ky angazhim kerkon edhe kosto.

“Duhet të furnizohen të gjitha dyqanet dhe jo vetëm, dhe profesionistët. Por, siç thashë, këto duhet të jenë me kosto sa më të ulëta.”

Nderkohë në draft thuhet se Banka e Shqiperise së bashku me Ministrin e Financave do te krijojnë një grup për uljen e komisioneve që aplikohen në pagesat me karta.