VIDEO/ Moment i sikletshëm për Kate Moss, doli për të pirë cigare, rrëzohet nga karrigia

Kate Moss është përfshirë në një incident të sikletshëm të dielën mbrëma. Teksa ndodhej në Paris për të festuar 22-vjetorin e lindjes së vajzës, modelja e famshme është rrëzuar.

50-vjeçarja doli nga restoranti ku po darkonte për të pirë një cigare jashtë. Ndërsa ishte ulur në një nga karriget e drurit aty, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në dysheme.

Moss u ndihmua nga miqtë që ishin jashtë me të që të ngrihej. Më pas të gjithë qeshën me momentin e sikletshëm të modeles.

“Daily Mail” shkruan se Kate mbante veshur një fustan të zi dhe të argjendtë, gjysmë i tejdukshëm. Ajo dukej shumë seksi dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve të pranishmëve.

Ndërkohë veshjen e kombinoi me një palë taka të zeza, me një detaj me print leopardi.