Aksident live në 'D-Night' qytetari përplaset pas intervistës

Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'D-Night' ka ndodhur një aksident 'live' në rrugë.

Kledis, gazetari jonë në terren, po intervistonte një qytetar në makinë, i cili kishte ndaluar për t'iu përgjigjur pyetjeve të tij.

Pasi i'u përgjigj pyetjeve të gazetarit, pak metra me tutje dy makinat përplasen me njëra-tjetrën. Për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.

Një mesazh shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët në timon, që të kenë kujdes me nivelin e shpejtësis.