PAMJE/ Aktorja e njohur amerikane i jep fund beqarisë, martohet me një vajzë

Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe partnerja e saj, Ramona Agruma janë martuar.

Dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë, duke postuar fotografi nga dita e dasmës së tyre. Aktorja zbuloi se ceremonia u zhvillua të shtunën në ishullin italian të Sardenjës.

Rebel dhe Ramona ndanë publikisht planet e tyre për t’u martuar vitin e kaluar, pasi ylli i “Jojo Rabbit” i propozoi në Disneyland, Kaliforni me një unazë Tiffany.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)

Përveç romancës dhe martesës, ajo u bë gjithashtu nënë e një vajze në vitin 2022, e cila lindi nëpërmjet një surrogateje. Në fillim të këtij viti, publikoi gjithashtu librin e saj “Rebel Rising”, në të cilin bëri një sërë zbulimesh të mëdha për jetën personale dhe profesionale.

PAMJE/ Aktorja e njohur amerikane i jep fund beqarisë, martohet me një